PSG e Mallorca bien dakord, “parizienët” gati 22 milionë euro për “fantazistin” korean

schedule12:36 - 19 Qershor, 2023

schedule 12:36 - 19 Qershor, 2023

Prej kohësh tashmë në mediat spanjolle, por dhe në ato franceze është raportuar për një transferim të talentit koreano-jugor të repartit ofensevi, Lee Kang-In nga Mallorca, te “gjigandët” francezët të PSG, mirëpo deri më tani nuk ishte bërë me dije asnjë shifër që francezët mund të ofronin për kartonin e 22-vjecarit.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, Mallorca nuk do të pranojë më pak se 22 milionë euro për “fantazistin”, pa përfshirë këtu bonuset, pavarësisht se PSG dhe Lee Kang-in arritën një marrëveshje verbale dhe mesfushori i Mallorca i është nënshtruar pjesërisht një ekzaminimi mjekësor.

Prestigjiozja spanjolle, më tej raporton se negociatat po ecin ashtu siç duhet, me klubet që kanë rënë dakort për çdo detaj të kontratës. Ndërkaq, kujtjomë se sezoni që sapo lam pas, koreano-jugori ka zhvilluar plot 39 ndeshje për skuadrën e Mallorca, ku 3 prej tyre ishin në Copa del Rey, duke shënuar 6 gola e duke asistuar 7 të tjerë për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!