“PSG e kërkoi dje Tonalin, ju tregoj ofertën monstruoze të Barcelonës”

schedule11:19 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:19 - 2 Qershor, 2020

Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka zbuluar ofertat që ka marrë për mesfushorin Sandro Tonali. Kreu i klubit italian ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera dhe tregon se si ka refuzuar një ofertë mjaft të mirë nga Barcelona.

“Dashurohem me lojtarë të caktuar dhe nuk dua t’i shes ata. Para pandemisë, Barcelona ofroi 65 milion euro dhe dy lojtarë që vlejnë 7.5 milion euro secili, njëri prej tyre qendërmbrojtës. Mendoj se drejtori i Barcelonës mori një përgjigje që nuk i pëlqen dhe jo nga lojtari”, shprehet Cellino.

Më tej ai tregon edhe klubet e tjera të interesuara, duke nisur me PSG, ofertën e bërë nga Napoli dhe preferencat e vetë mesfushorit të kombëtares italiane, i cili dëshiron të mos largohet nga Italia.

“Naser e do atë te PSG dhe më ka shkruar sot, por Tonali nuk dëshiron të shkojë në Francë. Ai preferon Juventusin ose Interin. De Luarentiis më ka ofruar 40 milion euro, kurse Fiorentina është gati të bëjë gjithçka për të”, mbyll kreu i klubit italian, Massimo Cellino. /abcnews.al