Largimi i Edinson Cavanit nga PSG është çështje kohe. Sulmuesi i njohur është në vitin e fundit të kontratës dhe po insiston për t’u larguar menjëherë. Atletico Madrid dhe disa klube të Premier League janë gati të paguajnë për shërbimet e “El Matador”, teksa francezët duhet të heqin dorë nga pretendimi 30 milion eurosh.
PSG po kërkon një zëvendësues të 32-vjeçarit dhe ka hedhur sytë nga Serie A. L’Equipe raporton se objektiv i kampionëve të Francës është Gonzalo Higuain. 32-vjeçari argjentinas po paraqitet mirë me ekipin e Sarrit dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola.
Pipitës i duhet të luftojë për një post titullari, teksa PSG do të paraqesë në ditët e ardhshme një ofertë në drejtim të tij. Vështirë që “Zonja e Vjetër” të heqë dorë nga shërbimet e tij në mes të sezonit, por PSG do provojë ta transferojë në kryeqytetin francez. /abcnews.al