Mbrëmja e djeshme nuk ishte më e mira për Real Madridin, pasi të besuarit e Zinedine Zidane u eliminuan nga Champions League nga ana e Manchester City. Sikur të mos mjaftonte kjo, mediat spanjolle tashmë aludojnë për një largim të mundshëm të Vinicius Junior.
Sipas raportimit të “Marca”, është ekipi i PSG-së ai që kërkon të përfitojë nga situata jo e mirë që është krijuar në kampin madrilen. Sulmuesi brazilian qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol dje dhe ky veprim i Zidane i shton akoma dhe më shumë zërat e merkatos.
Klubi francez ka kërkuar më shumë informacione mbi lojtarin, i cili është në kontratë me galaktikët deri në vitin 2025. Kjo nuk është hera e parë që një klub interesohet për shërbimet e tij, por drejtuesit e Realit e kanë theksuar disa herë se Vinicius nuk është në shitje. /abcnews.al