PSG do goditjen e madhe, projekton Pep Guardiola për pankinën

schedule22:39 - 24 Maj, 2022

schedule 22:39 - 24 Maj, 2022

Maurizio Pochettino me shumë mundësi do të largohet nga PSG. Ende nuk ka zyrtarizim për largimin e argjentinasit dhe drejtorit sportiv, Leonardo.

Zinedine Zidane raportohet se nuk ka pranuar ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërkohë që tashmë ka dalë në skenë një tjetër emër i madh.

“L’Equipe” shkruan se bëhet fjalë për spanjollin Pep Guardiola, i cili ka edhe një vit kontratë me Manchester City. PSG e do atë në skuadër verën e vitit 2023, ndërsa anglezët po tentojnë rinovimin. / abcnews.al