Paris Saint-Germain sheh nga e ardhmja dhe po përgatit një goditje për të përforcuar skuadrën. Një emër relativisht pak i njohur, por shumë i vlerësuar nga analistët e futbollit.
Sikurse raporton “L’Equipe”, bëhet fjalë për Luka Vuskovic, qendërmbrojtësin e lindur në vitin 2007 dhe që luan me Hajdukun e Splitit.
1.93 centimetrat e tij e lejojnë të dominojë në kategoritë e të rinjve dhe në fakt ai tashmë ka shënuar nëntë gola në 22 paraqitje sezonale, dy në 4 ndeshje të Youth League, ku kroatët do të përballen me Milanin në Final Four, në prill.
Një talent me një të ardhme të ndritur, që me sa duket do të kërkohet nga të gjithë emrat e mëdhenj: francezët synojnë ta bllokojnë menjëherë dhe ta lënë në Kroaci për një sezon tjetër, por ka konkurrencë nga Manchester City, i gatshëm për të investuar 12 milionë euro, si dhe shumë klube gjermane. /i.m /abcnews.al