Kryeredaktori i revistës, France Football, revistës përgjegjëse për organizimin e Topit të Artë është “transferuar” te klubi i Paris Saint-Germain.
Pascal Ferret do të kalojë në klubin “parizien” muajin e ardhshëm, ku do të jetë drejtor i ri i komunikimeve. Ferre, në veçanti, duke qenë kryeredaktori i France Football, organizoi Topin e Artë, i cili u prezantua nga revista.
Ndërkaq, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që PSG punëson një gazetar. Në verë, Julien Maynard u largua nga TF1 për t’u bashkuar me PSG.
Përveç kësaj, Ferre do të marrë pozicionin e mbajtur nga Jérôme Touboul, një ish-gazetar i L’Équipe, nga 2015 deri në 2021. /i.m /abcnews.al