PSG bën “vetëvrasje” në limit

schedule23:09 - 29 Janar, 2023

schedule 23:09 - 29 Janar, 2023

Goli i Neymar dhe PSG ndalet sërish, këtë herë nga Reims.

Kampionët në fuqi të Francës nuk ia dolën të triumfojnë ndaj Reims në “Parc des Princes”, ndonëse kryesuan për shumë minuta 1-0, pasi miqtë barazuan në “frymën e fundit”.

Neymar shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit, pas një topi që i doli edhe me fat në zonë në minutën e 51-të, megjithatë braziliani dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë.

Sfida u komplikua në minutën e 59’, kur Verratti bëri një ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit në VAR, arbitri vendosi ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Në sekondat e fundit, ishte Balogun që shënoi golin e barazimit, duke u hequr dy pikë vendasve të Galtier. SHIKO GOLAT