Paris Saint-Germain doli nga buxheti financiar i sezonit të kaluar.
Drejtoria Kombëtare e Kontrollit Administrativ të Francës (DNCG), organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e klubeve profesionale të futbollit në vendin francez, ka publikuar llogaritë për sezonin e kaluar, i cili mbulon nga 1 korriku 2021 deri më 30 qershor 2022.
Dhe në këtë listë, Paris Saint-Germain kishte një deficit prej 368 milionë eurosh. Sipas DNCG, parisienët kanë ndarë 729 milionë për pagat e futbollistëve.
Pjesa më e madhe e kësaj shume shkoi për kontratat e Lionel Messit, Sergio Ramos, Donnarumma dhe Hakimit, ndërsa mbi 180 milionë euro shkuan në transferime atë sezon.
Në të ardhura, Parisi regjistroi 669.6 milionë, nga të cilat 139 ishin nga të drejtat televizive, 377 nga sponsorët dhe reklamat, 57 nga të ardhurat nga ndeshjet dhe 96 nga burime të tjera. /G.D abcnews.al/

