Kjo është e marta e fundit që fëmijët e Dance Reality Show “T’ka mami yll” dhe mamatë e tyre janë mbledhur në palestër. Profesor Albi Nako ka pyetur deri në detaj se pse konkurrentët vendosën të dërgonin në finale Rejanën dhe jo Laurën apo Aurorën.
Më tej, Albi zbuloi se në finalen e madhe të së shtunës, fëmijët do të kenë mundësinë të interpretojnë dy nga kërcimet e tyre më të mira, me të cilat kanë garuar në javët e kaluar. Ai i pyeti të gjithë, por nuk i miratoi përfundimisht pasi do të rishikonte edhe një herë grafikun e natës.
Gjithçka mbetet për t’u parë deri të shtunën, ku do të shpallet edhe fituesi i madh i “T’ka mami yll”.
/abcnews.al