Në emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun, gazetarja Erisa Zykaj ka folur për ndihmat e BE dhënë vendet e Ballkanit, që erdhi me vonesë.
Gazetarja thekson se kjo ndihmë ishte e vonuar edhe për vetë shtetet anëtare të BE.
“Kjo ndihmë ishte e vonuar edhe për vetë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Italia e mori ndihmën e urgjencës 6 javë pasi autoritetet italiane kërkuan aktivizimin e mekanizmit të ndihmës emergjente.”
Si u përjetua në Bruksel fakti që Kina dhe Turqia ishin vendet e para që ndihmuan në Ballkan dhe madje edhe disa vende të BE-së?
Gazetarja përgjigjet: “Mobilizimi i shpejtë i Kinës dhe Turqisë në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu përgjigjur pandemisë së Covid 19, krijoi siklet tek Bashkimi Evropian. Kjo për arsyen e thjeshtë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo në Kinë, jo në Turqi, jo në Rusi, dhe jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fakt që prej vitesh, Bashkimi Evropian ka ngritur sirenën e alarmit, që nëse nuk do të tregohej serioziteti i duhur për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të rajonit, atëherë rrezikohej që Kina, Rusia, apo Turqia do të merrnin influencën e tyre në Ballkanin Perëndimor.” /abcnews.al