Pse u tërhoq Kurti? Çupi: U kap ngushtë nga audiopërgjimet, do shpallet “non grata”

schedule13:30 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:30 - 12 Korrik, 2023

Analisti Frrok Çupi i ftuar në edicionin “Tirana Live” komentoi tërheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veri. Ai tha se Kurti nuk u tërhoq me dëshirë, por e bëri sepse u kap ngushtë nga audiopërgjimet, që sipas tij janë vetëm maja e ajsbergut.

Çupi shtoi se edhe pse Kurti ka bërë atë njoftim, ndërkombëtarët nuk kanë reaguar pasi nuk i besojmë më atij.

Mund të themi se është tërhequr, por nuk mund të jemi të sigurtë. Kjo gjë ka ndodhur edhe para dy muajsh. Ndërkombëtarët ranë dakord me presidenten Osmani për zgjedhje dhe ja ku  jemi tani, ajo çështje u shua.

Kurti është i pabesueshëm, ju e shihni që BE dhe SHBA nuk janë shprehur se nuk mund ta besojmë. Tërheqja e Kurtit është një tërheqje taktike, duke barë zhvillimet që po ndodhin në qeverinë e tij, përfshirë edhe përgjimet” u shpreh Çupi.

Analisti tha se i gjithë fokusi i ndërkombëtareve  është te veriu i Kosovës, pasi është përceptuar se atje zhvillohet krimi, mes serbëve të zonës, serbëve të Serbisë dhe qeverisë së Kosovës.

Ai shton se Vulin u shpall “non grata” për atë zonë dhe akuzat e ngritura ndaj tij, qëndrojnë edhe për Albin Kurtit që sipas Çupit edhe kryeministri i Kosovës me siguri do të shpallet “non grata”.

I tërë fokusi është përqendruar në një thes, “veriu i Kosovës” dhe u përceptuar nga SHBA se atje zhvillohet krimit, mes serbëve të zonës, serbëve të Serbisë dhe qeverisë së Kosovës.

Po për atë zonë është shpallur non grata, Aleksandër Vulin dhe është akuzuar për një akuzë që fare mirë mund të jetë edhe për Albin Kurtin.

Nesër me siguri ne do të kemi non grata Albin Kurtin. Në veri janë shkëmbyer narkotikët, armët dhe krimet mes tyre.

Vijmë më tej, kthehemi në një këmbëngulje për ta mbajtur nën kontroll dhe tension veriun. Pse mbahen kufinjtë në tension? Për të zhvilluar krimin” tha ai.r.t/abcnews.al