Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë sizmik?

schedule09:10 - 7 Shkurt, 2023

schedule 09:10 - 7 Shkurt, 2023

Tre tërmete me magnitudë 7.8, 7.6 dhe 6.0 ballë të shkallës Rihter kanë shkatërruar Turqinë dhe Sirinë, ndërsa tërmeti është ndjerë deri në Qipro (456 km larg), Liban (874 km), Izrael (1,381 km) dhe Egjipt (1411 km).

Lëkundjet e tërmetit të parë u ndjenë më 6 shkurt rreth orës 4 të mëngjesit, me epiqendrën e vendosur pranë qytetit të Gaziantep në Turqinë jug-qendrore, ku jetonin më shumë se dy milionë njerëz.

Kjo popullsi përfshin gjithashtu shumë refugjatë sirianë që u larguan nga lufta e furishme civile pas vitit 2011.

Të paktën 40 pasgoditje pasoi tërmetin e parë, sipas autoriteteve turke, me një magnitudë deri në 6.7 ballë. Dy tërmete të tjera  me magnitudë 7.6 dhe 6.0 ballë goditën rajonin nëntë orë më vonë.

Ky është tërmeti më i fortë që ka tronditur rajonin në më shumë se 100 vjet dhe ka vrarë rreth 5 mijë persona në të gjithë Turqinë dhe Sirinë që nga mëngjesi i së martës, sipas zyrtarëve.

Fatkeqësisht, do të duhet kohë të kemi një numër përfundimtar të viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmetet që ndodhën në zonën jugore të Turqisë gjatë natës dhe në mëngjesin e vonë të 6 shkurtit 2023.

Tërmetet ​me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë dhe u pasuan nga pasgoditje të shumta të cilat do të vazhdojnë për ditë, javë dhe ndoshta muaj.

Çfarë i shkakton tërmetet?

Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë, sepse shtrihet në pllakën e Anadollit midis dy çarjeve kryesore në koren e tokës. Çarja në Anadollin e Veriut që përshkon vendin nga perëndimi në lindje dhe çarja e Anadollit lindor që ndodhet në rajonin juglindor të vendit.

Ato kanë origjinën nga një zonë e vetme e njohur si “Kryqëzimi i trefishtë i Karliovës”, i quajtur kështu sepse është pika e kryqëzimit midis tre pllakave: asaj anadollake, euroaziatike dhe arabe.

Për të kuptuar pse ndodhin tërmete të tilla të dhunshme, shikoni foton  (më poshtë ).

Ylli i kuq tregon zonën ku kanë ndodhur tërmetet e fundit në çarjen e Anadollit Lindor. Kjo çarje është e tipit “rrëshqitës”, që do të thotë se dy rajonet në kontakt rrëshqasin horizontalisht në lidhje me njëri-tjetrin kur ndodh një tërmet.

Harta që tregon se ku kanë ndodhur tërmetet më të fundit në Anadollin lindor.

Në këtë rast, nga të dhënat e para të marra duket se ka pasur një rrëshqitje të zonës më veriore të thyerjes drejt jugut me rreth 2 metra. E gjithë kjo për faktin se pllaka arabe, e cila ndodhet në jug po lëviz drejt veri-verilindjes me një shpejtësi prej rreth 24 milimetra në vit dhe ndërsa në veri të Gjirit Persik ajo rrëshqet nën Euroazi (ku në foton 2 ka trekëndëshat e vegjël përgjatë një vije të zezë), përgjatë thyerjes lindore të Anadollit pllaka krijon një lëvizje rrëshqitëse.

Rrëshqitja nuk ndodh vazhdimisht, por ndodh vetëm kur forcat e përfshira grumbullohen në sasi të mëdha përgjatë thyerjes dhe në një moment të caktuar kjo i çliron papritur.

Në tetor 2020, një tërmet tronditi detin Egje. Epiqendra e tërmetit ishte në provincën e Izmirit, pranë sipërfaqes së detit. Më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.

Turqia prej kohësh është parë me interes të veçantë për studiuesit e tërmeteve. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) në Potsdam instaloi pajisje matëse në Turqi dhe ka kryer monitorimin sizmik në vend që nga vitet 1980. Të dhënat e GFZ tregojnë se rreziku i tërmetit është shumë i lartë në të gjithë rajonin rreth Detit Marmara, për shembull, ku shtrihet Stambolli.

“Pyetja nuk është nëse do të ketë një tjetër tërmet. Pyetja është se kur,” tha në 2019 Marco Bohnhoff, një sizmolog në GFZ dhe një ekspert në rajon.

Bohnhoff dhe ekspertë të tjerë e bazojnë këtë vlerësim në shfaqjen e disa tërmeteve të forta gjatë historisë së Stambollit, lëvizjen e vazhdueshme kontinentale nën Detin Marmara dhe ekzistencën e një zone të zonës së tërmetit të vendosur pak jashtë Stambollit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!