Pse të rinjtë nuk janë më imunë ndaj Covid-19?

schedule10:43 - 7 Prill, 2021

schedule 10:43 - 7 Prill, 2021

Nga Faye Chiu, CNN

Ka patur një trend shqetësues javët e fundit, ku gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga Covid-19 dhe po shtrohen në spitale. Rritje të madhe infeksionesh janë parë edhe te fëmijët dhe adoleshentët. Pse po ndodh kjo? Dr.Leana Wen, mjeke urgjence dhe profesore e politikës shëndetësore dhe menaxhimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit George Washington Milken, ka shpjeguar arsyet.

CNN: Na ndihmoni të kuptojmë pse po ndodh kjo? A ka ndonjë tendosje të re që prek më shumë të rinjtë?

Dr.Wen: Rritja joproporcionale e rasteve tek të rinjtë ndoshta ka ndodhur për shkak të një kombinimi faktorësh. Së pari është fakti se të moshuarit po vaksinohen gjithnjë e më dhunë, për këtë arsye janë më të mbrojtur nga virusi. Përqindja e atyre që po shtrohen në spitale po zhvendoset më shumë te moshat e reja, dhe në fakt, kjo tregon se vaksinat po japin efekt. Një tjetër arsye e mundshme është se të rinjtë po infektohen me variantin e Britanisë së Madhe, B.1.1.7. Studimet tregojnë se ky lloj varianti është një transmetues më i rrezikshëm, që do të thotë ekziston një rrezik më i lartë i infektimit. Përveç shkaktimit të më shumë rasteve, B.1.1.7 tani po tregon të jetë edhe më virulente, që do të thotë simptomat janë më të rënda duke i bërë të infektuarit të përfundojë në spital ose të vdesin. Gjithashtu të mos harrojmë se të rinjtë janë më të lëvizshëm dhe përfshihen më shumë në aktivitete, dhe kjo ndoshta është ajo që përbën një proporcion të shtuar dhe rritjen e numrit të rasteve në grupmoshat më të reja.

CNN: Nëse janë grupmoshat e reja ato që po infektohet, a duhet të nis vaksinimi i tyre?

Dr.Wen: Fillimisht, kishte kuptim t’u jepnim përparësi të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike për t’u vaksinuar. Priorizimi u tyre ndihmoi për të shpëtuar jetë dhe për të shmangur mbingarkesën në spitale. Vaksinimi i të rinjve është çështje kohe, megjithatë unë pajtohen me rritjen specifike të aksesit tek ata që kanë shumë të ngjarë të preken dhe të përhapin koronavirusin. Përpjekje për vaksinim duhet të  synojnë të bëjnë marrjen e vaksinës të lehtë dhe të përshtatshme. Për shembull, vaksinat të ofrohen në kampuset universitare ose në vendet e punës. Këto përpjekje për të rritur aksesin dhe komoditetin do të jenë me të vërtetë të rëndësishme.

CNN: Çfarë duhet të bëjnë njerëzit tani për të mbrojtur veten, nëse ka një variant më ngjitës?

Dr.Wen: Të zbatohen të njëjtat masa paraprake që janë këshilluar gjatë gjithë kësaj kohe. Varianti B.1.1.7 përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes, kështu që ju lutemi vazhdoni të mbani maska, të ruani distancën fizike dhe të shmangni grumbullimet në ambiente të brendshme me njerëz që nuk jetoni në një shtëpi. Grumbullimet shmangini të paktën derisa të vaksinoheni. Dhe ju lutem, vaksinohuni sapo t’u jepet mundësia, sepse ato janë efektive dhe kundër varianteve të reja. Marrja e vaksinës do t’ju mbrojë nga koronavirusi dhe do të zvogëlojë shanset e përhapjes tuaj te të tjerët.

CNN: A ka masa paraprake për fëmijët nën 16 vjeç, pasur ata nuk mund të vaksinohen ende?

Dr.Wen: Fëmijët që janë në shkolla të ndjekin me rigorozitet masat paraprake specifike, siç janë mbajtja e maskës dhe distancomi fizik. Gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm në mjediset shoqërore, joformale dhe mjediset shkollore zyrtare. Koha po ngrohet, prandaj sigurohuni që kur të dilni në park, fëmija sërish ta mbajë maskën.

Fëmijët priren të sëmuren shumë më pak sesa të rriturit, por disa fëmijë janë sëmurë rëndë dhe të tjerë fatkeqësisht kanë humbur jetën nga Covid-19. Fëmijët nën 16 vjeç nuk mund të vaksinohen ende, por prindërit dhe rrethi i tyre familjar po. Kjo i bën më të mbrojtur. Fundi i pandemisë nuk është aq larg, dhe në verë shpresojmë të jetë shumë më mirë përsa i përket nivelit të infeksionit. Prandaj ju lutem, vazhdoni të respektoni masat duke ruajtur fëmijët dhe familjen tuaj./Përshtati nga CNN, e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!