Pse shpërthimi në Turqi nuk pati ndikim tek shqiptarët? Bregu: Nuk jemi prekur kurrë nga ngjarje terroriste

schedule21:33 - 18 Nëntor, 2022

schedule 21:33 - 18 Nëntor, 2022

Shpërthimi i bombës në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, ishte tema e emisionit “Log.” në abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin gazetarët Mentor Kikia, Sokol Bregu, Ermal Vija dhe eksperti i sigurisë Ervin Karamuço.

I pyetur nga moderatori Xhafo se përse shqiptarët nuk u stepën nga kjo ngjarje por vijojnë të vizitojnë Stambollin, gazetari Bregu tha se në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë ngjarje terroriste, kjo është arsyeja.

Sipas tij i vetmi rast në Shqipëri që është regjistruar si “akt terrorist” ka qenë rrëmbimi i një avioni nga një shtetas turk, pjesë e grupit “ujqërit gri”, por që as kjo çështje nuk është kuptuar asnjëherë se çfarë donte të bënte, pasi u largua shpejt.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Pse nuk kanë ndikim aktet terroriste tek shqiptarët?

Bregu: Pse shqiptarët nuk kanë asnjë lloj ndikimi në raste të tilla? Jo vetëm ne, por edhe Ballkani, por nuk e di se çfarë donte të thoshte me Ballkan. Asnjë nga këto vende nuk është prekur nga një akt terrorist, prandaj nuk e dinë.

Xhafo: Bomba tek VEFA?

Bregu: Ishte një histori tjetër, nuk doli kurrë që ishte akt terrorizmi. I vetmi akt që mund të ndodhte ishte në vitin 2006, kur një anëtar i ujqërve gri, mori peng një avion me shqiptarë, por askush nga ne nuk e pa çfarë ndodhi vërtetë. Unë vetë si gazetar nuk e kuptopj aktin terrorist. Por çdo vend tjetër i Europës është prekur nga aktet terrorizmit.

Kikia: Terrorizmi është një mjet për të bërë politikë, ka lindur zyrtarisht nga konflikti mes Izraelit dhe Arabëve. Palestinezët kanë gjetur terrorizmin si mjet për të bërë shantazh, njësoj si irlandezët me IRA-n. Kurdistani është një tjetër shtet që e përdor terrorizmin kur nuk e gjen të drejtën për shtetformimin.

Bregu: Ju premtua me luftën me Sirinë, por nuk e morën. Akte terroriste në Shqipëri mund të ketë përditë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!