Pse policia po “blindon” Vlorën? Vija: Po kërkojnë gjurmë për gjetjen e Ervis Martinajt

schedule21:17 - 11 Tetor, 2022

schedule 21:17 - 11 Tetor, 2022

Gazetari i kronikës së zezë, Ermal Vija, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për operacionet e policisë në disa qytetet të vendit.

Vija tha se operacionet janë shtrirë në qytetin e Vlorës, Shijak dhe Tiranë, pasi policia po kërkon gjurmë për gjetjen e Ervis Martinajt.

I pyetur nga moderatori Xhafo se përse po kërkohet në Vlorë për Martinajn, Vija tha se policia ka patur indicie që disa persona kanë patur kontakt me të dhe mund të japin informacion më të gjerë për gjetjen e tij.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë po ndodh në Vlorë?

Vija: Janë zhvilluar disa operacione sa i takon gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinajt. Operacione janë zhvilluar në Vlorë, në Shijak, në Tiranë, po kërkojnë gjurmë për gjetjen e Martinajt. Deri tani ka qenë e pamundur për të gjetur Martinajn. SPAK po kryen hetime pas dëshmive të Dumanit, ku një nga personat është edhe Martinaj, i cili është përmendur se ka ofruar 500 mijë euro për eliminimin e Martinajt.

Xhafo: Pse po kërkohet në Vlorë?

Vija: Janë disa pika dhe fakte ku ka dyshime se ka patur kontakt me persona që mund të kenë dijeni se ku mund të jetë Martinaj.

Xhafo: I lirë apo i kapur?

Vija: Këtë nuk e dimë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!