Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.
I pyetur nga mediat rreth investimit 3.7 milionë europ që do të bëhet në ambientet e kryeministrisë, Rama tha se është e pavërtetë kur flitet për një vepër arti.
Ai tha se ky është një projekt për energjinë diellore që nis tek kryeministria dhe do të shtrihet në të gjitha ministritë e tjera.
“Nuk kemi bërë asnjë lloj instalacioni. Qeveria ka marrë një program të energjisë diellore që do të shtrihet tek të gjitha institucionet. Nuk bëhet fjalë për vepër arti, por projekt i energjisë së rinovueshme. Nuk është diçka që bëhet për mua, por diçka që do të mbetet aty. Teoria që duhen ndalur të gjitha investimet sepse kemi një situatë krize është një teori për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon”, tha Rama.
/Abcnews.al/