Pse po ikin studentët jashtë? Profesorët diskutojnë në “Bardh a Zi”

schedule22:01 - 13 Korrik, 2022

schedule 22:01 - 13 Korrik, 2022

Largimi i të rinjve është një nga problematikat më të mëdha që po përballet Shqipëria vitet e fundit.

President i “Western Balkans”,Ferdinand Gjana i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo u shpreh se po përpiqen të inkurajojnë studentët që të rrinë në Shqipëri dhe mos largohen jashtë.

Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës u shpreh se Shqipëria është ndër vendet më të vonuara në rajon që ka hyrë në këtë treg. Nëse universiteti i Serbisë është në mesin e shekullit XIX, në Shqipëri në mesin e shekullit XX kemi filluar, tha profesori. Por sipas tij, edhe pse është një histori e re, ka premise për tu fuqizuar.

Elsa Rakipllari, zëvendës-dekane e universitetit të Filologjisë u shpreh se universitetet me aq sa ja lejojnë ligjet, përpiqen të jenë autonome.

Olti Rrumbullaku, përfaqësues i sekretariatit të Bolonjës tha në studio se ky sekretariat  sjell një eksperiencë shumë më të madhe në Shqipëri sepse për çdo proces jemi në vijë të parë të gjithë informacionit.

Por pse po ikin studentët jashtë?

Xhepa: Sipas një studimi të thelluar që është bërë, janë evidentuar një sërë problematikash serioze për arsimin e lartë në Shqipëri dhe Ballkan. Universitetet tona nuk çalojnë në kuptimin e mësimdhënies në raport dhe me  universitetet e tjera të rajonit. Janë dy komponentë që ne çalojmë. Kërkim shkencor. Sa shpenzon Shqipëria për kërkimin shkencor, çfarë mbështetje merr për kërkim shkencor. Ky është dhe problem kryesor. E treta është lidhja e universitetit me industrinë. Në fund qëllimi i një universiteti nuk është thjesht dhënia e mësimit.

Gjana: Ikja e studentëve është një dukuri jo e viteve të fundit. Por vitet e fundit kemi një fenomen që ka përfshirë gjithë nivelet e popullatës, jo vetëm studentët, përfshirë profesionistët me karrierë. Situate e universiteteve nuk mund të ndërlidhet drejtpërdrejt me fenomenin e viteve të fundit. Universitet kanë ato problematikat dhe mangësitë e tyre. Në aspektin e politikave ne kemi pasur disa pika të ndryshme të cilat e kanë lënë në një situatë problematike. Nuk duhet lënë mënjanë që universitetet në tërësi ka qenë një nga fushat më evolutive gjatë viteve të fundit.

Rrumbullaku: Te matura ka një presion shumë të madh. Duket sikur matyra është diçka përfundimtare, e shohin me shumë shqetësim. Të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë që njohuritë e tyre ti marrin në institucionet e arsimit të lartë si dhe në mënyra alternative. Mungojnë disa elemente siç janë rezultatet e të nxënit. Nga analiza që kam bërë, rreth 20% e studentëve kanë emigruar. E rëndësishme është që student të jetë i përgatitur në fund si për tregun shqiptar ashtu dhe për botën.

Rakipllari: Nëse për vite të tëra nuk ka qenë mundësi për të studiuar jashtë dhe e kishte vetëm një pjesë shumë e privilegjuar, tani studentët e kanë prirjen për të ikur edhe në kur ndjekin studimet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!