Pse parada ushtarake e 9 Majit është e rëndësishme për Putinin?

schedule10:40 - 9 Maj, 2022

schedule 10:40 - 9 Maj, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Më 8 maj 1945 në Berlin, gjeneralët e mbetur të Wehrmacht-it iu dorëzuan pa kushte Marshallit Georgy Zhukov, komandant i Ushtrisë së Kuqe, dhe përfaqësuesve të fuqive aleate në Europë, duke urdhëruar forcat e tyre të dorëzonin armët pak para mesnatës.

Për shkak se Wehrmacht(forca ushtarake) ra në orët e para të ditës së nesërme sipas kohës së Moskës, rusët që atëherë kanë festuar 9 majin si Den Pobedy (Dita e Fitores), duke shënuar humbjen përfundimtare të Gjermanisë naziste.

(Vendet perëndimore përkujtojnë si ditën e fitores 8 majin.)

Në mëngjesin e 9 majit 1945, qytetarët ruse mbushën rrugët duke brohoritur për fitoren. Shumë prej tyre u mblodhën rreth ambasadës së aleatëve të tyre amerikanë, duke përqafuar ushtarët.

Ky shpërthim spontan i popullit e shqetësoi Josef Stalinin, udhëheqësin sovjetik – veçanërisht për shkak të dashurisë ndaj aleatëve të huaj. Në komunizmin totalitar, të gjitha shprehjet autonome të ndjenjave politike ishin të dyshimta dhe duhej të shtypeshin ose të eleminoheshin.

Duke pasur parasysh diçka të tillë në mendje, Stalini bëri planet për një ngjarje zyrtare shtetërore për të rimarrë kontrollin e festimeve të ndryshme. Më 24 qershor në Sheshin e Kuq të Moskës, forcat sovjetike organizuan një paradë të madhe ushtarake.

Për dy orë, rreth 35,000 trupa kaluan pranë varrit të Leninit nën sytë e Stalinit.

Marshalli Zhukov hipi në një kalë të bardhë. Kur Rusia të festojë Ditën e Fitores këtë 9 maj, do të jetë Vladimir Putin që do të shqyrtojë rrjedhën e gjatë të trupave ruse dhe pajisjeve ushtarake që do të kalojnë nëpër Sheshin e Kuq.

Kushdo  mund të supozojë se tradita ka qenë e pathyer që nga viti 1945. Por nuk ka qenë.

Në periudhën sovjetike, parada kryesore ushtarake në Sheshin e Kuq u mbajt më 7 nëntor, në përvjetorin e revolucionit bolshevik. Stalini, i kujdesshëm ndaj ndjenjës autentike kombëtare që ishte shprehur në fund të luftës “zbehu” ndjenjën e  fitores,

(Disa sugjerojnë se ai ishte gjithashtu i kujdesshëm ndaj popullaritetit të Zhukovit.) Parada u ringjall sërish vetëm nën udhëheqjen e  Leonid Brezhnev për 20-vjetorin e përfundimit të luftës në 1965, dhe u rikthye në 1985, 1990 dhe (pas rënies së Bashkimit Sovjetik) çdo vit duke filluar në 1995, raporton abcnews.al.

Por, këto ishin afera që i kanë kushtuar vuajtje kombit në atë që rusët e quajnë Lufta e Madhe Patriotike, kur humbën jetën të paktën 20 milionë qytetarë. Që nga viti 2000, Putin i ka kthyer paradat e Ditës së Fitores në një festë triumfuese të fuqisë së armatosur, pjesë e fushatës së tij për të shtrembëruar kujtimet e  luftës në mënyrë që t’i japë qeverisë së tij legjitimitet autokratik në sytë e qytetarëve të saj.

Në vitet e para të udhëheqjes së  Putinit, në paradën e 9 majit u shfaqën vetëm  trupa marshues dhe jo pajisje, në nderim të liderëve perëndimorë që ndonjëherë merrnin pjesë.  Por kjo ndryshoi në vitin 2008, viti kur Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Që atëherë, në ditën e fitores janë shfaqur  armët më të fundit ruse, duke përfshirë ICB-të me aftësi bërthamore dhe parada e ushtarëve Sukhoi që ndjekin ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe blu të flamurit rus.

Pika kryesore është një fjalim i  Putinit dhe spektakli i tij me fjalë të buta duke u bërë jehonë nga një grup prej mijëra ushtarësh. Ashtu siç Stalini kishte frikë nga spontaniteti i festës së parë popullore më 9 maj 1945, Putin i frikësohet përkujtimeve të Ditës së Fitores.

Në vitin 2012, një grup qytetarësh në Tomsk, një qytet në Siberi, nisën një fushatë që ata e quajtën “Regjimenti i Pavdekshëm”, duke marshuar në Ditën e Fitores me foto të anëtarëve të familjes që kishin luftuar deri në vdekje gjatë luftës.

Fushata u përhap shumë shpejt në të gjithë vendin. Deri në vitin 2015, procesionet e Regjimentit të Pavdekshëm u transmetuan në televizionin shtetëror dhe materialet promovuese u markuan me logon e partisë “Rusia e Bashkuar e Putinit”.

Më pas shtypi liberal sugjeroi se qeveria kishte punësuar marshues dhe u kishte dhënë atyre imazhe për t’i mbajtur. Duke militarizuar paradën dhe duke marrë kontrollin e festimeve popullore, Putin e ka kthyer në fakt Ditën e Fitores më 9 maj në një lloj spektakli të kontrolluar nga shteti që Stalini krijoi më 24 qershor 1945.

Lidhja u bë e qartë më 24 qershor 2020 kur, në mes të krizës së Covid, qeveria riktheu paradën e Stalinit.

Përkujtimi i Luftës së Madhe Patriotike ishte bërë tashmë një homazh sovjetik.

Shumë vende e duan pompozitetin ushtarak, por Rusia është e tillë. Në një vend autokratik ku trashëgimia ka qenë gjithmonë një çështje, fitoret në beteja dhe shfaqjet e fuqisë së armatosur zëvendësojnë forma të tjera të legjitimitetit.

Car Pali I, djali i Katerinës së Madhe, u vra sepse ai nuk bëri mjaftueshëm, përveç një parade në Shën Petersburg. Nikolla I, një sundimtar konservator i shekullit të 19-të i admiruar shumë nga Putini, nuk bëri asnjë paraqitje publike pa uniformën e tij ushtarake dhe Nikolla II u përgatit për atë që ishte i sigurt se do të ishte disfata e Rusisë ndaj Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, duke porositur uniforma të reja për të në paradën e fitores në Berlin.

(Në kohën kur Gjermania u dorëzua, Perandoria Ruse nuk ekzistonte më.)

Megjithatë, të paktën nën udhëheqjen e Stalinit, trupat që marshuan përtej mureve të Kremlinit po ktheheshin nga fitorja në fushën e betejës. Në udhëheqjen e Putinit, dashuria për shfaqjen ushtarake rrezikon të krijojë një ushtri parade. Tanku i fundit rus, T-14 Armata, është shfaqur në festimet e Ditës së Fitores që nga viti 2015, por ende nuk ka hyrë në shërbim, raporton abcnews.al.

(Në paraqitjen e saj të parë, në mënyrë misterioze ndaloi së lëvizuri për 15 minuta.) Tepër efikase në Sheshin e Kuq, ushtria ruse nuk ka arritur suksesin që priste në Ukrainë, madje forcat ukrainase i kanë kushtuar shumë humbje.

Si rezultat, parada e këtij viti do të jetë 35% më e vogël se zakonisht me shumë më pak automjete dhe më pak pajisje ushtarake. Rusia ka nevojë për tanket dhe trupat e saj të mbetura për të marrë vëmëndjen që ka dëshiruar.

/abcnews.al.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!