Pse nuk duhet t’i mbani produktet kozmetike në banjo?

schedule18:06 - 17 Prill, 2022

schedule 18:06 - 17 Prill, 2022

Edhe pse shumica prej nesh i mbajnë produktet kozmetike në banjë, nuk është vendi më i mirë. Dematologia Kimberly Hume thotë se banjo është një vend ku produktet do të humbasin të gjitha vetitë e tyre, dhe se pas një kohe do të bëhen të papërdorshme.

“Banjoja është një nga vendet më të këqija për të mbajtur produkte si hidratuesit dhe serumet sepse mund të prishet përbërja e tyre”, tha Hume. Sipas saj, arsyeja është se përbërësit shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës që ndodhin sa herë që bëjmë dush.

“Kur bëjmë dush, banjo ngrohet ndjeshëm. E njëjta gjë ndodh kur punojnë lavatriçet ose tharëset, gjë që është shumë e keqe për produktet e kujdesit të lëkurës. Ngrohja dhe ftohja e shpejtë mund të ndryshojnë rrënjësisht teksturën e produktit, gjë që hollon dhe efektin.”, tha ajo.

Për t’u siguruar që të përfitoni sa më shumë nga produktet tuaja të kujdesit të lëkurës, mbajini ato jashtë banjës, ku temperatura është më e qëndrueshme, gjë që do të parandalojë që ato të mbarojnë para kohe. Sigurohuni që një vend i tillë të jetë i ftohtë dhe i errët dhe jo në diell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!