Lionel Messi mund të veshë sërish fanellën e Barcelonës këtë verë.
Më poshtë do të tentojmë të zbulojmë të ardhmen e yllit argjentinas pse ai vendosi të kthehet në Camp Nou.
Pse u largua Messi nga Barcelona
Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021. Ndoshta të gjithë e mbajnë mend ende mirë konferencën për shtyp në të cilën futbollisti argjentinas ishte përlotur. Lionel dëshironte të qëndronte në klubin e tij të lindjes, por për shkak të problemeve serioze financiare, ata nuk mund t’i ofronin një kontratë të re. Barcelona atëherë nuk do ta kishte regjistruar Messin as me pagë zero, sepse klubi nuk i përshtatej rregullave të kufirit të pagave në La Liga. Vetëm një eksod masiv i lojtarëve mund të ndihmonte, por një hap i tillë nuk ishte i arsyeshëm. Katalanasve iu desh të hiqnin dorë, dhe si rezultat, Leo përfundoi te PSG. Tashmë argjentinasi mund të rikthehet në radhët e Barcelonës.
Çfarë thonë ata për rikthimin e Messit
Informacionet për rikthimin e Messit në shtyp shfaqen rregullisht. Thashethemet thonë se argjentinasi do të jetë menjëherë i gatshëm të pranojë ofertën e Barcelonës atij nuk i intereson komponenti financiar. Kushti i vetëm i Messit dyshohet se është që katalanasit duhet të bëjnë një ofertë deri në fund të qershorit, ndërkohë që kontrata e tij me PSG është e vlefshme. Leo nuk dëshiron të jetë një lojtar i lirë me një të ardhme të pasigurt. Ai i frikësohet një situate në të cilën Barcelona nuk do të jetë në gjendje t’i ofrojë kontratë dhe nuk do të ketë më opsion për vazhdimin e kontratës në Paris. Në të njëjtën kohë, Messi dëshiron të qëndrojë në Evropë,opsionet me MLS dhe Arabinë Saudite nuk i përshtaten atij në këtë fazë.
Për momentin, Barcelona nuk mund t’i bëjë një ofertë Messit. Klubi duhet të përshtatet me rregullat financiare, pasi tani është mjaft reale, ndryshe nga situata e dy viteve më parë. U raportua se Barcelona kishte dërguar tashmë një studim fizibiliteti për kontratën e Messit në La Liga. Në përgjithësi, puna është në lëvizje të plotë, teksa kanë mbetur edhe dy muaj.
Pse Messi vendosi të kthehet në Barcelonë?
Pse Messi vendosi të kthehet në Camp Nou? Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të veçohen disa arsye të dukshme menjëherë. Së pari, argjentinasi dhe familja e tij ndihen më rehat në Barcelonë sesa në Paris. Sapo Messi ka disa ditë pushimi në një orar të ngjeshur futbolli, ai menjëherë shkon të pushojë në Barcelonë. Ky fakt flet shumë.
Së dyti, Barcelona do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për Messin, pavarësisht nga marrëdhënia e tij me Joan Laporta apo ndonjë president tjetër. Historia e Messit dhe Barcelonës nuk duhet të përfundojë ashtu siç përfundoi në vitin 2021. Me siguri Lionel dëshiron që gjithçka në fund të përfundojë bukur. Për ta bërë këtë, argjentinasi duhet të kthehet.
Së treti, Messi është perfekt për Barcelonën aktuale. Pas kthimit të tij, argjentinasi do të marrë menjëherë funksionet e liderit, do të ndihmojë lojtarët e rinj të përparojnë, prej të cilëve ka mjaft në skuadër tani. Për më tepër, Messi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Xavin, trajneri me siguri tashmë ka arritur t’i përshkruajë planet e tij për të argjentinasit. Sipas thashethemeve, trajneri dëshiron të përdorë Messin jo në sulm, por në tërheqje, si playmaker. Një lojtar si Messi, i cili mund të krijojë raste nga asgjëja, Barcelonës i duhet shumë tani, sepse skuadra nuk shënon sa duhet.
Përshtati në shqip nga Euro Football, Gerli Doko. /G.D abcnews.al/

