Pse maxhoranca nuk reagon për sjelljen e opozitës? Ja si përgjigjet Tonin Gogu

schedule20:39 - 13 Nëntor, 2023

schedule 20:39 - 13 Nëntor, 2023

Gjatë kësaj puntate të emisionit “Real Story” në ABC Neës, u komentua edhe kaosi i shkaktuar nga deputetët opozitarë në seancat plenare në Kuvend. Teksa gazetari Sokol Balla tha se do të duhej të kishte një reagim nga maxhoranca, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Tonin Gogu, u shpreh:

“Shumica në asnjë moment nuk do të futet në këtë debatin. Nuk jemi futur sepse kë do të njohim ne. Jemi duke diskutuar projektligjin për buxhetin e shtetit, kushdo të vijë nga krahu andej që ta miratojmë dhe t’i japim shqiptarëve gjithë paketën sociale, investimet, të ndërtojmë rrugët etj, patjetër që janë të mirëpritur.

Kur vijmë tek pjesa politike. tek reforma elektorale, kërkoj zoti Bardhi të shtyjmë afatin e shtymë. Kërkoj Bardhi të ndërronte anëtarët në komision, thamë bëhuni dhe patjetër që ta bëjmë. Reforma elektorale është konsensus politik, kështu që gjëja duan të na fusin dhe të na tërheqin, nuk shfokusohemi nga zhvillimi i Shqipërisë.

Do të miratojmë projektligjin për buxhetin dhe kushdo që na vjen përballë. U miratua projekti raporti i Shqipërisë i integrimit. Nuk bëmë dot mbledhjen. Tabaku tha kisha frikë ta thërrisja Sorecën. Këshilli Kombëtar i Integrimit do të trajtonte raport progresin, ku Shqipëria ka bërë super progres.

Shqipëria ka hyrë në shinën e ligjit. Jemi me nota të mira dhe reformën në drejtësi e kemi shumë të mirë, kështu që kryefjala është një gjë: ligji. Ligji, ai që kërkonte të denonconte padrejtësinë më të madhe dhe i cili do të zgjidhë këtë konflikt mes palëve të PD.”, tha Gogu./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!