“Pse ma përmende emrin”: Artan Hoxha tregon si e telefonoi Gramoz Rexhepi nga burgu i Ekuadorit

schedule07:22 - 31 Janar, 2020

schedule 07:22 - 31 Janar, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha teksa fliste për ngjarjen e rëndë të pengmarrjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në Kamëz, tha se janë implikuar disa grupe kriminale. Sipas tij gjithçka ka ardhur pasi është grabitur një sasi e madhe kokaine me vlerë 30 milionë euro. Po kaq tha se ka dyshime se pengmarrja mund të jetë porositur nga një person i njohur i botës së krimit, Gramoz Rexhepi i cili ndodhet në burg. “3 vite më parë ky person më ka marrë në telefon se i përmenda emrin u shpreh gazetari në emisionin “Opinion”.

“Para 3 vitesh në 2017, kemi qenë në një emision për kanabis, dhe kam thënë është gjë e vogël kanabisi para trafikut të kokainës dhe grupet tona janë aq përpara sot, sa kur ta marrim vesh ne se çfarë po ndodh, do fillojmë të mbledhim kufoma. E kam thënë 15 Shtator 2017, kam qenë në një emision, ishte ditë e premte, ishte ora 10, me idenë nuk po ndiqet ky emision. Të nesërmen në 11 paradite kam qenë në Vlorë, dhe më bie telefoni nga një numër që nuk e njihja, unë nuk i hap numrat që nuk i njoh. Por ishte prefiks i panjohur, se kisha parë ndonjëherë, kur i bie herën e dytë, hap telefonin.

Më thotë jam Gramoz Rexhepi, marr nga filan burg në Kuito, dhe u habita, se në 10 të darkës i kisha përmendur emrin. Më tha ke bërë një shkrim në gazetë, i thashe që nuk shkruaj më në gazetë. Nga burgu në Kuito gjeti numrin e telefonit dhe më gjeti ku isha. Në atë moment kam fik telefonin. Nuk është thjesht si trafikantët e kokainës që jemi mësuar ne. E ka nis si vrasës me pagesë… Ndërkohë ka vrarë dy policë në Krujë, pa iu dridhur dora fare, është një kalibër krejt tjetër nga ai që jemi mësuar të flasim”, u shpreh Artan Hoxha.

Gramoz Rexhepi njihet dhe me emrat Dritan Rexhepi apo Lulzim Murataj. Ai ndodhet aktualisht në burg në Ekuador pasi është kapur me një sasi prej 240 kg kokainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!