Në fjalën e tij gjatë tubimit të thirrur nga Presidenti Meta, ish- ambasadori Agim Nesho u shpreh se Shqipëria e sotme është më e plakur. Sipas tij institucionet janë të kapura dhe se është koha që të shqiptarët të bëhen bashkë në mbrojtje të Kushtetutës.
“Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh është detyra jonë.
Sepse të gjithë duam një shqipëri demokratike, me të drejtat tona të respektueshme, që fëmijët tanë të jenë krenarë të punojnë këtu. Sot Shqipëria është më e plakur, është vrarë shpresa për të ardhmen, polarizimi i ekonomisë, autokracia e pushtetit, lidhjet e krimit me politikën, në një vend ku regjimi një partiak ka kapur institucionet, por llogaridhënia me popullin janë tretur në propagandë ku transparenca mungon.
Jetojmë me lidhjet e krimit me politikën. Në një vend ku regjimi njëpartiak ka kapur institucionet, transparenca mugon dhe dëshpërimi të mbyt, kemi mbetur pa nerv dhe të lodhur, kemi pritur që gjendja të ndryshojë. Kemi pritur që opozita e bashkaur të bëjë ndryshimin . E sotmja është këmbanë alarmi. Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës dhe respektimit të shtetit ligjor.
Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës, aktit të madhor për të ardhmen e vendit. Kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. Mund të kemi menduar se lufta politike është luftë interesash, por e sotmja është këmbanë alarmi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetin.
Sot kërkojmë vetëm mbrojtjen e saj, dhe kërkojmë përgjigje për disa pyetje.
Pse keni frikë nga zgjedhjet e reja për të kthyer legjitimitetin e institucione, pse keni frikë për të denuar krimin elektoral.
I drejtohem edhe ndërkombëtarëve me pyetjen se kush e kush e destabilizoi Shipërinë”, tha Nesho./abcnews.al