Pse iku nga FRD? Topi në “Log.”: Po shkruaj një libër, raporti me Bashën, Rama-Berisha baktere

schedule21:46 - 13 Prill, 2021

schedule 21:46 - 13 Prill, 2021

Këtë të martë në emisionin “Log”.” me gazetarin Endri Xhafo i ftuar në studio ish-presidenti Bamir Topi foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe ndryshimet politike gjatë kësaj periudhe kohore, raportin me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si edhe largimin nga FRD.

Gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo, ish-presidenti tha se do të bëhej pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit, nëse do të ishin respektuar disa kushte të veçanta, të dinjitetit dhe të personalitetit.

“Në kushte të veçanta. Kushtet janë gjithmonë në rrugën e personalitetit. Aty ku ka dinjitet dhe aty ku dinjiteti dhe personaliteti ruhet, natyrisht po. Situata jo vetëm sot, por edhe vite më parë nuk ka dhënë shanse që demokracia në Shqipëri të japë garanci që njerëzit të kenë mundësi të ruajnë dhe të konservojë dinjitetin e tyre”, tha ai.

 

I pyetur për çfarë ndodhi me partinë Fryma e Re Demokratike dhe largimin e tij nga kjo forcë politike, ish-presidenti preferoi të mos flasë për këtë çështje, duke theksuar se së shpejti do të sjellë librin e tij ku do të jetë edhe përgjigja për këtë pyetje dhe për historitë politike të Tiranës.

“Ju mendoni që sonte keni lajme ekskluzive nga unë, por gaboni. Nuk erdha për lajme ekskluzive. Por nuk mund t’ju lë pa përgjigje. Unë kam pasur në dorë një libër që e kam në përfundim dhe atë do ta gjeni në momentin që libri do të dalë dhe besoj është kapitulli i fundit i atij libri që ka të bëjë me historinë politike të Tiranës. Kështu që kjo është një çështje që do të marrë përgjigje kur të dalë libri”, tha Topi.

Pyetje: Gazment Bardhi ka thënë se Bamir Topi ka qenë pjesë e negociatave, dorëheqja e tij thotë ai,- është jo për çështje të koalicionit por për çështje të brendshme. Keni pasur ju kontakte?

Bamir Topi: Unë jam një politikan i vjetër. Çështja që ka të bëjë jo vetëm me FRD por edhe me interpretimet e të tjerëve është pjesë e librit.

Pyetje: A do të donit të ishit pjesë e garës për zgjedhjet e 25 prillit?

Bamir Topi: Në kushte të veçanta. Kushtet janë gjithmonë në rrugën e personalitetit. Aty ku ka dinjitet dhe aty ku dinjiteti dhe personaliteti ruhet, natyrisht po. Situata jo vetëm sot, por edhe vite më parë nuk ka dhënë shanse që demokracia në Shqipëri të japë garanci që njerëzit të kenë mundësi të ruajnë dhe të konservojë dinjitetin e tyre.

Pyetje: Mund të themi sot që Bamir Topi është në një lloj pensionati të shtrënguar nga rrethanat?

 Bamir Topi: Në momentin që përdor term pensionat duhet të dish që unë kam ardhur në këtë studio pa pasur asnjë një titull sot. Dy tituj kam unë që askush nuk i heq dot. Prof. Doktor në shkencat akademike dhe një titull që është politikan. Për politikë do të flas gjithmonë. Të jesh në një oshë që kalon në pension është falënderim i Zotit që njeriu shkon në atë moshë.

-Koalicioni PD aleanca për ndryshim?

Bamir Topi: Historia e politikës shqiptare është koncentruar në dy vatra sepse është prodhuar në dy personazhe që mund t’i përkufizojmë si baktere. Politika prej vitesh i ngjan një moçali ku rriten mikrobe të afta që në çdo moment shpërthen epideminë. Në vitin 2008 në kuptimin metaforik ishin dy baktere dhe unë nuk kam qejf të nxjerr emra por njerëzit e dinë që kanë qenë Edi Rama dhe Sali Berisha. Mënyra se si ka ardhur zoti Basha në krye të PD-së është e kontestuar dhe gjithmonë ka qenë një shpresë që të marrë pozicionin e tij por ende nuk e ka marrë dot.

Pyetje: Ju mbante mëri Basha për qëndrimet publike?

Bamir Topi: Jo, Basha është një djalë qytetar në komunikim, në aparencë, nuk e di nëse është në brendi.

Pyetje: Për çfarë flisnit me Lulzim Bashën përderisa nuk ju kërkonte këshilla? Sa zgjasin takimet tuaja? Lulzim Basha nuk është mik, nuk flisni për familjen?

Bamir Topi: Termat e bisedës asnjëherë nuk ngushtohen deri këtu. Njeriu e hap bisedën për gjera më të dashur. Është e pamundur që dy njerëz që ulen për të biseduar të mos flasin për familjen.

Pyetje: Ku bëheshin takimet ,në zyrë apo jo?

Bamir Topi: Nuk bëhej fjalë për zyrë

Pyetje: A jeni i pakënaqur me ofertën që ju bëri Lulzim Basha

Bamir Topi: Vazhdon të humbasësh kohë me një temë që e kam ekskluzive në librin tim