Milani arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në vitin 2007, ndërsa tani do të përballet me fqinjët e Interit.
Në rrjetet sociale, ata vunë re se nëse Milani arrin në finale dhe e fiton trofeun, Zlatan Ibrahimovic nuk do të marrë medaljen e fituesit të Champions League.
Për Cfarë bëhet fjalë?
Zlatan thjesht nuk u përfshi në skuadrën e Milanit në Champions League. Siç e mbani mend, Ibra humbi pjesën më të madhe të sezonit duke u rikuperuar nga operacioni në gju, ndaj Stefano Pioli nuk e përfshiu në listë.
Ibrahimovic u rikthye në aksion në shkurt, por tani është përsëri jashtë fushës për shkak të një dëmtimi që pësoi me kombëtaren. /G.D abcnews.al/