Dojna Mema është një ndër personazhet publikë që njihet për natyrën e saj pa komplekse. Ajo është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj mbi çështje të rëndësisshme, mes të cilave dhe shumë problematika që prekin gjininë femërore.
Mirëpo, lidhur me këtë ajo shpesh është cilësuar si feministe, dhe madje një ndjekës e ka pyetur moderatoren se përse i sulmon meshkujt kaq shumë.“Kohët e fundit po sulmoni shumë moralisht meshkujt. Nuk mendon se duhet të na kuptoni pak edhe neve?”, ka qenë pyetja që ka drejtuar ndjekësi ndaj moderatores.
“Kush po sulmon meshkujt? Unë jam vajzë e një burri të mrekullueshëm, si mund të sulmoj meshkujt? Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen e asnjë pale, përkundrazi!”, ia ka kthyer Dojna. /abcnews.al/