Pse Harry nuk do e takojë William dhe Charles në udhëtimin e tij në Londër?

schedule14:39 - 27 Mars, 2023

schedule 14:39 - 27 Mars, 2023

Princi Harry bëri daljen e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar dhe publikimi i librit ‘Spare’.

Ai mori pjesë në seancën e parë të Gjykatës së Lartë, pasi bashkë me gjashtë pretendues të tjerë kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër Daily Mail për keqpërdorim të informacionit personal.

LEXO EDHE: Princi Harry mbërrin në Gjykatën e Lartë në Londër, nis seancën kundër Daily Mail

Është e mundur që Princi Harry të ketë vendosur të qëndrojë në rezidencën e tij në Windsor, Frogmore Cottage, nga e cila ai dhe gruaja e tij, Meghan, do të largohen këtë verë. Megjithatë, takimi i Harryt me vëllain e tij, Princin William, nuk pritet të ndodhë.

Princi Harry gjithashtu nuk do të jetë me babain e tij Charles gjatë kohës që është në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai dhe Camilla kanë një vizitë të planifikuar në Gjermani.

Princi dhe Princesha e Uellsit janë larguar për festën e Pashkëve me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Familja e William u zhvendos në Adelaide Cottage në Windsor verën e kaluar, një distancë e shkurtër nga Frogmore Cottage./abcnews.al