Princi dhe Princesha e Uellsit ishin ndër anëtarët mbretërorë që morën pjesë në kurorëzimin e dytë të Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Kamila, i cili u zhvillua, të mërkurën mw 5 korrik. Çifti mbretëror udhëtoi për në Edinburg për javën mbretërore dhe duhej të linin në shtëpi tre fëmijët e tyre, Princin George 9-vjeçar, Princeshën Charlotte 8-vjeçare dhe Princin Louis 5-vjeçar. Arsyeja ishte se ata kishin ende detyrime me shkollën e tyre pasi pushimet verore nisin të hënën e ardhshme më 10 korrik.
Megjithatë, siç e kujtojmë të gjithë ata ishin të pranishëm në kurorëzimin e parë të Mbretit Karli III dhe Kamila, më 6 maj, në Westminster Abbey. Në ditën e madhe, Princi George dhe trashëgimtari i fronit britanik, pati një rol të veçantë, atë të Page of Honour./abcnews.al