Pse do të përfitojë Perëndimi dhe Rusia nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO

schedule10:16 - 18 Maj, 2023

schedule 10:16 - 18 Maj, 2023

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do t’i shërbejë interesave të Kievit dhe Moskës, argumenton Henry Kissinger. Në një intervistë dhënë për Economist  disa ditë para se të mbushte 100 vjeç, ai shpjegoi se tani është në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, presidentin e së cilës, Volodymyr Zelensky, ai e përshkroi si një lider të shkëlqyer, i cili veproi me maturi duke pranuar përpjekjet ndërmjetësuese të Kinës.

“Misioni ynë tani është që lufta të marrë fund pa krijuar kushtet për raundin tjetër të konfliktit,” tha Kissinger, por realiteti është se në çdo armëpushim Moska ndoshta do të ketë në kontroll të paktën Sevastopolin [selinë e flotës ruse të Detit të Zi].

Një marrëveshje e tillë, me Rusinë duke humbur një pjesë të territorit që pushtoi, por duke mbajtur të tjerët, mund të mos kënaqë Rusinë ashtu edhe Ukrainën, dhe kjo, për mendimin tim, është një recetë për një konflikt të ardhshëm.

“Ajo që po thonë europianët tani është, për mendimin tim, jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Ne nuk i duam ukrainasit në NATO, sepse është shumë e rrezikshme. Dhe për këtë ne do t’i pajisim dhe do t’u japim armët më të avancuara,” sipas europianëve. Përfundimi i Kissinger-it është i zymtë: “Tani kemi një Ukrainë të armatosur deri në pikën ku është vendi më i pajisur me lidershipin më pak me përvojë strategjike në Europë.

Çfarë duhet bërë sipas Kissinger për të rikthyer paqen në Europë?

Për Kisingerin, Perëndimi duhet të bëjë dy hapa për të rikthyer paqen në Europë.

E para është anëtarësimi i Ukrainës në NATO, ku nuk mund të marrë vendime kombëtare për pretendimet territoriale.

“Ne nuk duhet t’i japim fund luftës në mënyrë të gabuar. Duke supozuar se rezultati është diku përgjatë vijave të status quo ante që ekzistonte (para 24 shkurtit 2022), Ukraina duhet të mbrohet nga Europa.

Nëse do të flisja me Putinin, do t’i thosha se edhe ai është më i sigurt me Ukrainën në NATO”.

Dhe e dyta është që Europa duhet të iniciojë një bashkëpunim me Rusinë si një mënyrë për të krijuar një kufi lindor të qëndrueshëm”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!