Pse disa njerëz kanë thinja që në moshë të re?

schedule09:56 - 15 Mars, 2021

schedule 09:56 - 15 Mars, 2021

Nëse mendoni që vetëm ju keni flokë të thinjura që në moshë të re, jeni gabim. Thinjat në moshë të hershme janë një gjë e zakonshme dhe ka disa arsye pse ju dalin, të cilat abcneë.al do jua zbulojë më poshtë.

1. Ju mund të keni mungesë të vitaminës B12

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i thinjave të hershme. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe rënie flokësh. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që të përfshini në ditën tuaj ushqime si veza, mish viçi, peshk ton dhe salmon. Ju mund të konsumoni si dhe suplemente B12, informon abcnews.al.

2. Mund të keni probleme me tiroiden

Problemet tuaja me tiroiden ndikojnë drejtpërdrejtë në gjëndrat e flokëve, sipas hulumtimeve. Nëse keni flokë gri në moshë të re ose anomali si flokë të brishtë ose të yndyrshëm, kjo mund të jetë për shkak të mosfunksionimit të tiroides.

3. Konsumoni më shumë ushqim të thatë sesa të shëndetshëm

Mosndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në daljen e flokëve gri. Studimet e ndryshme kanë zbuluar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm, ndërsa mungesa e tyre mund të çojë në thinja të hershme, informon abcnews.al.

4. Ju jeni tip që shqetësoheni për gjërat dhe stresoheni

Thinjat në moshë të re lidhen edhe me stresin, sipas ekspertëve. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve tuaj, duke çuar në thinja të parakohshme.

5. Mund t’i keni të trashëguara

Flokët e thinjura ju mund t’i trashëgoni nga prindërit ose gjyshërit. Sipas dermatologëve, gjenetika jonë luan një rol të madh në përcaktimin  se ku do të thinjemi. Nëse dikush nga familja juaj ka pasur thinja që i ri, ka një mundësi që të keni edhe ju, informon abcnews.al.

6. Ju mund të përdorni produkte flokësh me kimikate dhe ngjyra të dëmshme

Shampot me ngjyra dhe shumica e produkteve të flokëve, mund të çojnë në thinja të përkohshme. Kimikatet e dëmshme të pranishëm në to mund të ulin nivelin e melatoninës, duke bërë që flokët tuaj të humbasin ngjyrën natyrale.

Ja çfarë mund të bëni për të parandaluar thinjat në moshë të re:

E vërteta është se, nëse flokët tuaj bëhen gri, nuk do të jeni në gjendje të keni sërish ngjyrën tuaj origjinale. Sidoqoftë, ka masa që mund të merrni për të parandaluar që flokët tuaj të thinjen para kohe.

  • Mbroni flokët tuaj nga dëmtimi i diellit, duke e mbuluar kohen sa herë dilni jashtë
  • Shmangni bërjen e kaçurrelave dhe tharësen e flokët. Krihni duke përdorur një krehër të madh.
  • Masazhoni flokët tuaj rregullisht me vaj kokosi.
  • Përfshini lakrën, kalë-në, bajamet, lëngun e karotës dhe brokolin, në dietën tuaj./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!