Në këtë puntatë të radhës së “Piranjat” në ABC kemi vendosur që të “lëshojmë” në rrugë disa “mini-piranja”, të cilët zunë ngushtë jo pak qytetarë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
“Pse vetëm mami bën punë në shtëpi?”, “Përse bëhen tapë baballarët?”, “Si bëhen të lumtur fëmijët?”, “Pse martohen njerëzit”, ishin këto vetëm disa nga pyetjet e shumta që vogëlushët u bënë qytetarëve në shesh.
Shumë qeshën dhe të tjerë nuk pranuan të flisnin por mini-piranjat nuk u dorëzuan në asnjë moment. Piranjat tona të vogla, si profesionistë të vërtetë”, nuk ngurruan të pyesnin edhe turistë nga Italia apo vende të tjera që ndodheshin këtë pasdite në kryeqytet.
Pyetjet e tyre mund të duken të thjeshta, por flasin shumë për realitetin e sotëm në Shqipëri.
“Përse babi im thotë që është bërë të ikësh natën?” Pyet një nga vogëlushët.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë dhe mos harroni: “Edhe kujdes se edhe mini-piranjat kafshojnë!” /abcnews.al/