Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS shtyn përpara listat e “ngrira”, ofron konsensus vetëm për uljen e pragut elektoral

schedule15:33 - 28 Shtator, 2020

schedule 15:33 - 28 Shtator, 2020

Nga Esiona Konomi

Lëvizjet tektonike të Dibrës, Damian Gjiknuri i përcolli në Kushtetutë.

“Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin”, u shpreh ai.

Në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca i shpjegoi opozitës jashtë parlamentit se si duhet të ndërtojë listët e kandidatëve tani që nuk lejohen koalicionet tradicionale.

Koalicionet, si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, por unë nuk jam. Me listë të përbashkët, Lulzimi i pari, Monika e dyta, Shpëtimi i treti”, tha ai.

Por PS nuk tërhiqet nga formula e saj për hapjen e listave, ku kandidati prapë vendos kur do të ketë shanset më të mëdha për fitore.

Duhen 10 mijë e kusur vota qytetarësh për të rrëzuar firmën e Kryetarit të Partisë. Unë do ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese nëse miratohet”, tha Murrizi.

Opozitës në parlament, Damian Gjiknuri i ofroi vetëm mundësinë që pragu kombëtar të ulet gjatë shqyrtimit nen për nen këtë të martë.

“Kjo është më tall Arqilenë apo Xhemilen”, ju jeni sot një lloj në sinkron me ata që janë jashtë, për të ruajtur sistemin e vjetër”,tha Ralf Gjoni./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!