PS rrëzoi Komisionin për Investimet, Vangjeli: Të shkojnë në SPAK, shenjtorë janë vetëm ata që s’kanë pasur mundësi të mëkatojnë

schedule12:54 - 21 Qershor, 2022

schedule 12:54 - 21 Qershor, 2022

Mazhoranca rrëzoi për të dytën herë kërkesën e opozitës për hetimin e investimeve strategjike, këtë herë me justifikimin se “futen në makth investitorët e mëdhenj”.

Mund të qëndrojë ky justifikim i mazhorancës përballë kërkesës për hetim mbi ligjshmërinë?

Gazetari Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Abc Live” në Abc mendo se palët duhet të shkojnë në SPAK dhe nuk ka nevojë, sipas tij “për parade televizive.”

Në gjykimin e gazetarit, vendi ynë ka një mentalitet të korruptuar, dhe “shenjtorë janë vetëm ata që nuk kanë pasur mundësi të mëkatojnë.”

Por nëse i jepet mundësia,c do ta bëjnë.

Vangjeli: Ne kemi për fat të mirë një instrument që për momentin ka besimin e publikut. Le të shkojnë në SPAK. Sa të rrimë të dëgjojmë paradën e disa njerëzve që kanë qejf të dalin në TV pa ditur as ta bëjnë një gjë të tillë, le ta anashkalojmë këtë histori. Ne po lutim Perëndinë, fatin që SPAK t’i vërë këta me shpatulla pas murit. Ka një problem tjetër që është edhe etik, jo vetëm politik. Unë besoj se shenjtorë në Tiranë janë ata që s’kanë pasur mundësi të bëjnë mëkate. Nëse do t’i lësh aty do bëjnë të njëjtën gjë. Shumë nga ata që flasin për ndershmëri kanë vendosur pafund llamba të kuqe në ato shtëpitë me drita. Mëkatarët që shndërrohen në shenjtorë edhe kjo nuk shkon. Për fat të keq mentaliteti ynë është i korruptuar nga maja në fund.

Ditën e djeshme maxhoranca rrëzoi kërkesën e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike më 24 maj.

Por ajo mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

Por më 27 maj, PD ridepozitoi kërkesën të korrigjuar, pasi u shtuan firmat e Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës.

Të enjten e 9 qershorit, gjatë seancës parlamentare  në Kuvend mazhoraca rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!