PS-PD, takim të fshehtë para tryezës së Reformës Zgjedhore

schedule13:31 - 14 Janar, 2020

schedule 13:31 - 14 Janar, 2020

Duket se faktori ndërkombëtar ka ndikuar, siç edhe lideri demokrat Lulzim Basha e theksoi këtë të martë, për procesin e diskutimit për reformën zgjedhore.  Ajo është zhvendosur jashtë Parlamentit, për herë të parë me praninë e të gjitha palëve politike.

Dy përfaqësuesit e mandatuar sot të opozitës së bashkuar, ish-deputetët Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi nga PD, u ulën në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Sipas raportimit të gazetares Esiona Konomi për abcnews.al, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi mendohet se kanë patur takime të fshehta mes tyre, larg komunikimit me publikun në mënyrë të vazhdueshme prej muajsh, ku kanë dakordësuar disa korniza të përgjithshme.

Është pranuar një depolitizim i administratës zgjedhore, por jo i plotë. Detaje do të rafinohen në këtë tryezë. Në përfundim të kësaj tryeze do të duhet të njoftohen se për çfarë kanë rënë dakord palët.

Ashtu siç është pranuar edhe nga ana e PS, kjo tryezë prej 4 personash, duket se do të vijojë këtej e tutje punën për Reformën Zgjedhore deri në finalizimin e saj.

Puna do të bëhet në këtë tryezë. Do të duhet të shohim këmbënguljen e Rudina Hajdarit për ndryshimin e sistemit, edhe pse ka munguar vullneti i mazhorancës dhe opozitës, për të ndërmarrë një hap të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!