Komiteti parlamentar i stabilizim asociimit mes BE dhe Shqipërisë ka miratuar, pas dy vitesh, rekomandimet e përbashkëta të cilat i dërgohen parlamentit europian, komisionit europian si dhe këshillit të ministrave. Këto rekomandime për herë të parë morën votë unanime në Komitet.
Tym i bardhë nga oxhaku i Kryesisë.
Forumi i anëtarëve të Parlamentit europian dhe atij Shqiptar, pas një thatësire dy vjeçare, miratuan me unanimitet dokumentin me rekomandimet e përbashkëta. Lajmin e dhanë në një konferencë të përbashkët për mediat.
Monica Macovei: “Ky është një lajm shumë i mirë. Më duhet të them që takimi ishte konstruktiv dhe shumë mirë që kemi këtë deklaratë të përbashkët me unanimitet të plotë. Jam e lumtur që shoh zhvillime, sepse tregon që opozita dhe mazhoranca po punojnë së bashku. Besoj fort që Komisioni Europian do të miratojë vendosjen e një date për hapjen e negociatave. Ne do të lobojmë që Komisioni të votojë në favor të Shqipërisë”.
Arritja e kësaj dakordësie kërkoi shtyrjen e konferencës me mbi 60 minuta, gjë që detyroi kryetaren e këtij Komiteti Parlamentar të nxitojë për të kapur avionin, e bindur se e la takimin ne duart e sigurta të bashëkryetarit.
Me zëvendëskryetaren e Komitetit, Elly Schlein të larguar nga takimi për të marrë pjesë në fushatën që po zhvillon në Itali komiteti në këtë ditë të dytë diskutoi mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR sa i përket reformës zgjedhore. Kryetarja Monica Macovei citoi raportin, ndërsa euro-deputeti Eduard Kukan, foli nga eksperienca.
Sa për pikën e fundit të rendit të ditës, përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe narkotrafikut, Macovei dha një këshillë.
Rekomandimet e komitetit i dorëzohen Parlamentit Europian, Komisionit Europian si dhe Këshillit të Ministrave./abcnews.al