Lulzim Basha ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme, socialistët vendosën që të mos përjashtojnë nga Grupi Parlamentar Orlanda Rakipin, djalin e Aqif Rakipit i cili u sanksionua së fundmi nga Departamenti amerikan i Thesarit.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ish-kreu i demokratëve shprehet se kryeministri Edi Rama është mburoja e “non gratave” pasi, sipas tij, pa ta nuk qëndron dot në pushtet.
Në këtë rast, Basha thotë se pyetja që shtrohet është “për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill?”
LULZIM BASHA
“Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet.
Pak ditë më parë babai dhe familja e tij u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit. DASH e përshkruan Rakipin si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.
“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë. /abcnews.al/