Partia Socialiste do të nisë një fushatë kombëtare për evidentimin e të rinjve të talentuar që mund të rekrutohen në strukturat e partisë.
Progami Fressh Voice, u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Taulant Balla, i cili thotë se prurjet e reja në parti do të zgjidhen përmes një konkursi.
“Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në www.fresshvoice.al . Do të jetë një eksperiencë fantastike. Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale”,-tha numri dy i socialistëve.
Taulant Balla njofton se pjesë e konkursit do të jenë dhe shqiptarët e diasporës.
“Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.
Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqiperinë që Duam”,-shkruan më tej Balla.
Prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, do të bëhen sot pasdite, por vetëm online përmes ZOOM.