Zbardhet rendi i ditës së asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste që pritet të mblidhet këtë të enjte. Në ftesën e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla janë caktuar edhe pikat e rendit të kësaj mbledhje.
Takimi pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë në qarqe dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë kësaj javë do të shpallet qeveria e re “Rama 3”.
Të premten ai shpalli detyrat e para në këtë mandat, konkretisht Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin që do të vazhdojë të mbajnë të njëjta detyra si në qeverinë e kaluar.
Edhe këta katërvjeçar Balla do të vazhdojë të jetë në krye të grupit parlamentar të socialistëve ndërsa Spiropali, do të drejtojë dikasterin e Marrëdhënieve me Parlamentin. m.v/abcnews.al