PS marrëveshje me PSD? Si përgjigjet Damian Gjiknuri për debatet e emërimeve në Shkodër

schedule20:06 - 30 Shtator, 2021

schedule 20:06 - 30 Shtator, 2021

Mbledhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër u raportua se është shoqëruar me debate të ashpra. Sipas raportimeve u tha se në fokus së kësaj mbledhje ka qenë edhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, partisë PSD të Tom Doshit i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

I ftuar në “Radarin Informativ”, Damian Gjiknuri ka mohuar që PS të ketë një marrëveshje me PSD, megjithëse pranon se në Shkodër ka pasur pretendime për emërimet dhe punësimet në poste të rëndësishme.

“Të them të drejtën ka pasur spekulime. Jo të gjitha janë thënë në sallë ka qenë një debat për riorganizimin. Ka pasur edhe shqetësime. Por PS nuk ka marrëveshje politike me PSD. Kjo parti ka hyrë me deputetë të saj në Kuvend. Nuk ka marrëveshje koalicioni. Mund të ketë pretendime sepse ka peshë në Shkodër. Por partitë politike nuk janë për të diskutuar se si do ndahen drejtorët. Ka pasur edhe pretendime dhe ne nuk kemi marrëveshje me PSD.” tha Gjiknuri.

“Marrëveshje nuk ka. Është e drejta e tyre pse mbështesin qeverinë. Duhet të pyesni PSD. Po e them zyrtarisht nuk kemi marrëveshje me PSD.” tha më tej Gjiknuri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!