Ndonëse nuk ka komentuar ende rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, i sigurt drejt fitores, kryesocialisti Rama shfaqjen e parë një ditë pas zgjedhjeve e bëri duke inspektuar organizimin për Samitin e BE në Tiranë, ditën e premte.
Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ambjentin ku pritet të mbahet ky samit.
“Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…” shkruan Rama