PS kryeson në rang kombëtar/ Berisha i vetëm në selinë e PD. Asnjë reagim për rezultatin e deritanishëm

schedule11:04 - 12 Maj, 2025

schedule 11:04 - 12 Maj, 2025

Ndërsa një ditë më parë, doli entuziast në seli e foli për fitore të thellë të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha këtë të hënë duket është braktisur edhe nga ‘besnikët’ e tij.

Kryedemokrati është parë të mbërrijë në seli rreth orës 10:30 i vetëm.

Gazetari Andon Kello tha për ABC Neës se në selinë e PD sakaq nuk është parë të mbërrijë asnjë anëtar apo zyrtar i saj.

PD po pëson një humbje të thellë në këto zgjedhje, nga rezultatet e deritanishme, duke shënuar një rënie të madhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!