“PS ka vullnet politik për votën e emigrantëve”, Klosi: Komisioni bipartizan duhet të kishte realizuar kushtet teknike

schedule12:32 - 10 Maj, 2024

schedule 12:32 - 10 Maj, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka vullnet politik për votën e emigrantëve.

Gjatë një deklarate për mediat, Klosi u shpreh se komisioni bipartizan duhet të kishte realizuar kushtet teknike në lidhje me këtë çështje.

“Vullneti i Partisë Socialiste sa i përket votës së emigrantëve është i shprehur. Falë votës së deputetëve në kodin elektoral është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizita e kryeministrit Edi Rama ka të bëjë edhe me këtë dimension, kontaktet që duhet të ketë Shqipëria me disaporën, ftesës që i duhet bërë emigrantëve për të qenë pjesë e vizionit të Ramës dhe Partisë Socialiste. Të jetë një vend ku disapora të japë kontributin e saj. Këtë vullnet e kemi shprehur, do ishte mirë që komisioni bipartizan të kishte funksionuar dhe të kishte zbatuar kushtet teknike. Ne jemi jo vetëm të dëshiruar, por jemi ne që kemi shprehur vullnet politik në parlament”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!