PS insiston: “Të hetohet mënyra si PD përdor paratë e drogës”

schedule14:15 - 26 Nëntor, 2017

schedule 14:15 - 26 Nëntor, 2017

Partia Socialiste reagoi përsëri në lidhje çështjen e financimit të kontratave të lobimit që demokratët kanë firmosur pranverën e kaluar, pak muaj para zgjedhjeve. Deputetja Klotilda Ferhati Kërkoi që organet e drejtësisë të vendosin një standard të ri dhe hetojnë në lidhje me mënyrën se si PD – tha ajo – përdor paratë e drogës për të blerë vota në Shqipëri.
Të pakënaqur me përgjigjen e demokratëve në lidhje me burimin e parave me të cilat selia blu pagoi kontratat e lobimit në Amerikë, socialistët kaluan nga aludimi në formë pyetjesh te akuzat direkte. Deputetja Klotilda Ferhati i cilësoi të pista paratë që shkojnë në gati 1 milionë dollarë për 3 kontrata lobimi.
Socialistët lëshuan një tjetër akuzë të re në adresë të demokratëve, duke pohuar se PD ka përdorur parëtë e drogës për të blerë vota në Shqipëri./abcnews.al

 

https://youtu.be/3R1MkqPR2b0

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!