Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS fiton thellë zgjedhjet/ Meloni uron kryeministrin Rama: Do vazhdojmë të punojmë për të forcuar lidhjen midis dy qeverive

schedule18:58 - 13 Maj, 2025

schedule 18:58 - 13 Maj, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë në këto zgjedhje.

Meloni në mesazhin e saj, uron Ramën për miqësinë e thellë, ndërsa shprehet se mes dy qeverive asaj italiane dhe shqiptarëve do të vazhdojë puna për të forcuar dhe thelluar më tej bashkëpunimin.

Mesazhi i kryeministres Meloni:

Do të doja t’i shprehja urimet e mia të sinqerta Kryeministrit @ediramaal për riemërimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giorgia Meloni (@giorgiameloni)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!