PS fiton bindshëm edhe në Rrogozhinë, Veliaj: Fitoi filozofia jonë

schedule10:08 - 7 Mars, 2022

schedule 10:08 - 7 Mars, 2022

Teksa PS fitoi në Rrogozhinë pas marrjes së Bashkisë së Vorës, Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, tha se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë.

Kreu i bashkisë së Tiranës ErionVeliaj, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Bashkia e Rrogozhinës ka votuar në mënyrë masive për Partinë Socialiste dhe Edison Memollën. Kemi fituar mbi 60% të votave dhe më shumë se të dy kandidatët e opozitës së bashku. Dua të falenderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët, simpatizantët, votuesit e Partisë Socialiste në Rrogozhinë, në Lekaj, në Sinaballaj dhe në Kryevidh e Gosë. Për të gjithë ata që nuk votuan PS, u them se do u shërbejmë të gjithëve me të njëjtin përkushtim. Do të vijojmë projektet tona në Rrogozhinë, do të vendosemi në dispozicion me kohë të plotë për qytetarët e Rrogozhinës. Besoj se nuk kemi lënë asnjë hapësirë që të mendohej se një koalicion do të mundte PS. Ne duhet të ecim përpara në rrugë bashkëpunimi”, u shpreh Veliaj. /abcnews.al/