Veliaj: Fituam Astirin, nuk jam gëzuar kaq shumë sa tani kur mundën Saliun në Kavajë

schedule17:29 - 27 Prill, 2021

schedule 17:29 - 27 Prill, 2021

Partia Socialiste ka arritur të dominojë me vota edhe në zonën e ish komunës së Kasharit, në Tiranë. Drejtuesi politik i socialistëve e ka konsideruar këtë si “qershia mbi tortë”.

Sipas tij qytetarët zgjodhën ata që punojnë dhe jo ata që bllokojnë. Sipas tij, Astiri ka votuar 60% PS.

“Sic ju kisha premtuar do të kishte një qershi mbi tortë sot. Astiri ka votuar 60% PS, ata që punojnë jo ata që bllokojnë. Është lajm fantastik. Falënderoj të gjithë banorët e Astirit dhe të Unazës së Re të një zone që ka qenë pjesë e debatit prej kohësh. Kam besuar që betejën më të madhe në Shqipëri janë kryesisht minoranca të zhurmshme. Të japin përkohësisht idenë sikur janë shumica. E kuptova këtë për herë të parë te këndi i lojrave te liqeni,” tha Veliaj.

Gjithashtu ai ka shprehur edhe këtë herë krenarinë për patronazhistët, ndërsa theksoi se nuk është gëzuar kaq shumë as kur mundën Lulzim Bashën në Tiranë dhe Sali Berishën në Kavajë.

“Jam shumë krenar për patronazhistët tanë që trokasin derë më derë dhe shpjegojmë misionin tonë. astriti me ato të vetat po ecën janë. Historia nuk ka vend për njerëzit që bllokojnë për ata që pengojnë. Historia ka vend për njerëzit që punojnë me pasion. Nuk jam gëzuar aq shumë kur mundën në Tiranë Lulin dhe në Kavajë Saliun, saç jam gëzuar kur mundëm mendësinë bllokuese të Lulit dhe Saliut,” tha Veliaj.