“PS, e vetmja parti reale në Shqipëri”, Rama: Kemi nevojë për një transfusion të ri gjaku. T’i japim rëndësi gjeneratës tjetër

schedule20:15 - 30 Shtator, 2024

schedule 20:15 - 30 Shtator, 2024

“Kemi nevojë për transfusion të ri të gjakut, një ndryshim dhe kalim të ri të stafetës”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së hënës teksa mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të platformës “Deputeti që duam”, ku disa kandidatë shpalosën prezantimin e tyre.

“Kjo Shqipëri ka nevojë që të ketë mundësinë e përfaqësimit. Besoj se PS sot, si e vetmja parti politike reale në Shqipëri, më e madhja e shqiptarëve, ka një peshë shumë të madhe për të garantuar vazhdimësinë dhe ndryshimin e gjeneratave.

Sot gjenerata që ka meritat dhe përgjegjësitë për çfarë na ka shkuar mirë në këto vite, dominohet nga ata që ishin si ju, ose mbase disa më të rinj në vitet pas largimit të PS nga qeveria në 2005 dhe në 8 vite të opozitës.

Sot është e qartë që kemi nevojë për transfusion të ri të gjakut, një ndryshim dhe kalim të ri të stafetës duke filluar t’i japim rëndësi një gjenerate tjetër jo thjeshtë në moshë por edhe në brumë dhe përmbajtje.”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!