PS dhe PD bien dakord për rregulloren e Komisionit Hetimor, votohet unanimisht edhe sekretari

schedule11:29 - 29 Tetor, 2021

schedule 11:29 - 29 Tetor, 2021

PS dhe PD kanë rënë dakord për rregulloren për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Me disa ndryshime të vogla, rregullorja mori mbështetje unanime dhe u votua nen për nen nga anëtarët e Komisionit teksa kryetari Enkelejd Alibeaj lexoi rregulloren e plotë.

“Miratohet. Kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Në nenin 1 të rregullores së mëparshme. Numri i anëtarëve ka qenë 11. Tani do jenë 15. Neni 2 për objektin e komisionit hetimor nuk ka asnjë ndryshim. Baza ligjore pa asnjë ndryshim. Neni 4, ka një ndryshim sa i përket numrit të vendimit të kuvendit, bëhet numri 79/2021, datë 14.10.2021. Neni 5 pa asnjë ndryshim. Neni 6, detyrat e sekretarit. Neni 7 zhvillimi i mbledhjeve të komisionit.

Neni 8 pa asnjë ndryshim. Neni 9 nuk ka asnjë ndryshim, Projektvendimet. Neni 10, propozimet. Neni 11 radha e votimit, pa asnjë ndryshim. Neni 12, mënyra e votimit, pa asnjë ndryshim. Neni 13 procesverbali i mbledhjeve, pa ndryshim. Neni 14, për të dhënat. Neni 15, caktimi i ekspertëve. Pa asnjë ndryshim. Neni 16 për specialistët e jashtëm pa asnjë ndryshim. Neni 17, thirrja për të dëshmuar, pa asnjë ndryshim. Neni 17 pa asnjë ndryshim. Neni 18 pjesëmarrja e anëtarëve të Komisionit në mbledhje. Neni 20, rithirrja e personave në seancë. Neni 21 ndryshohet numri dhe data për këtë komision, 79.2021. Neni 22 asnjë ndryshim, raporti përfundimtar. Neni 23, buxheti i komisionit, pa asnjë ndryshim”, tha Alibeaj.

Sekretari i Komisionit është votuar Klevis Xhoxhi, i cili mori votat e socialistëve dhe demokratëve. Ndërkohë pas propozimit të deputetes socialiste Blerina Gjylameti u vendos që mbledhjet e këtij komisioni të thirren gjithmonë në orën 17:00, kjo edhe për shkak të axhendës së ngjeshur të Kuvendit. Palët nuk ranë dakord për datën e mbledhjes së radhës, por u vendos që të përcaktohet deri të hënën e javës së ardhshme. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!