Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

PS denoncim për policinë e Lezhës: Persona të armatosur kërcënuan familjarët e kandidates Klotilda Ndreca

schedule12:48 - 5 Maj, 2025

schedule 12:48 - 5 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar në polici një incident elektoral.

Sipas tij persona të armatosur janë futur në ambientet e lokalit të babait të kandidates së PS për zonën, Klotilda Ndreca.

Sipas deklarimeve në polici, këta persona kanë kërcënuar familjarët e kandidates Ndreca me rrëmbim.



Sakaq, burime nga Policia e Lezhes konfirmojnë se dy persona, të identifikuar si Xhejson Seferaj 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka 40 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dajç të Lezhës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre.”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!